Albspirit

Media/News/Publishing

Kate Winslet: Kur isha fëmijë më thoshin të luaja role vajzash të shëndosha, më bënin të ndihesha shumë keq

Kate Winslet, aktorja e njohur për rolin e saj në Titanik ka pranuar se kur ishte fëmijë e kanë tallur për peshën dhe pamjen e jashtme.

“Ata më quanin balenë. Më tallnin sepse doja të aktroja. Më mbyllnin në dollap dhe qeshnin me mua. Ata më thonin se do isha e lumtur nëse do të luaja role vajzash të shëndosha dhe kjo sjellje më bëntë të ndihesha shumë keq” , ka rrëfyer Winslet duke shtuar se ka luftuar shumë që ta harrojë këtë gjë.

Vetëbesimi i saj ka qenë shumë i ulët, por pavarësisht këtyre nuk është dorëzuar dhe jepte audicione në shkollë edhe për rolet më të dobëta. Kjo gjë duket se e ka ndihmuar shumë aktoren, e cila arriti të luajë një karakter shumë të rëndësishëm në Titanik, që i dha asaj rëndësinë që meritonte në fushën e aktrimit.

Please follow and like us: