Albspirit

Media/News/Publishing

Le Pen pritet nga Putin në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin priti sot në Kremlin shefen e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, sipas imazheve të publikuara nga televizioni rus.

Presidenti rus garantoi se Rusia nuk do të ndërhyjë në zgjedhje sipas citimeve të bëra nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ne nuk duam në asnjë rast të kemi influencë në ngjarjet që do të vijnë, por ne ruajmë të drejtën që të komunikojmë me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të vendit, sikurse bëjnë partnerët tanë evropianë apo SHBA-ja”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze parashikohet më 23 prill, me një të dytë që do të mbahet më 7 maj.

Please follow and like us: