Albspirit

Media/News/Publishing

Palermo, qindra tifozë shqiptar për ndeshjen me Italinë

Qindra përkrahës të kombëtares së shqipëris i janë drejtuar qytetit të Palermos, duke pritur ndeshjen mes Italisë dhe Shqiperise që do të luhet mbrëmjen e sotme ne oren 20:45.

E përditshmja italiane “La Reppubilca”  i ka kushtuar një artikull tifozave shqiptarë, të cilët janë në një numër të madh në këtë vend për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Me slogane dhe birra në qëndrën e Palermos duek festuar, ata japin opinionin e tyre për këtë përballje.

“Ne e duam vendin tuaj”, thonë ata në shesh.

“Ne kemi ardhur me anije, tani me një ekip të madh” thotë një nga tifozat kuqezi me shaka.

Në “Renzo Barbera” mbrëmjen e sotme pritet që të ketë një numër të madh të tifozave shqiptar për të mbështetur djemtë e kombëtares përballë Italisë.

Kjo sfidë është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Please follow and like us: