Albspirit

Media/News/Publishing

PD paralajmëron: Me Edi Ramën kryeministër nuk marrim pjesë as në zgjedhjet e Kavajës

Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kavajës më 7 maj 2017. Deklaratën e ka dhënë sot Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka për mediat, i cili e ka bërë të ditur se, “Me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje! Zgjedhje me Ramën dhe kriminelë nuk do të ketë! Zgjedhje pa qeveri teknike nuk do të ketë! Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e bashkisë së Kavajës dhe as në çdo zonë tjetër”.
PD-ja dhe opozita po konkretizojnë kështu protestën e tyre mbi njëmujore përpara Kryeministrisë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike, pa Edi Ramën kryeministër.
Zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë do të mbahen më 7 maj 2017 për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri që do të zëvendësojë Elvis Rroshin. Ato u dekretuan sot nga Presidenti Bujar Nishani.

Please follow and like us: