Albspirit

Media/News/Publishing

Ramush Haradinaj, falenderim dhe mirënjohje SHBA për lirinë e Kosovës

 

Lideri kosovar Ramush Haradinaj i ka shprehur mirënjohen e tij SHBA-së dhe në veçanti kongresmenit Eliot Engel që mbështetën lirinë e Kosovës. Në një mesazh në Fb, nga Franca, ku ndodhet i bllokuar në pritje të gjyqit, Haradinaj shkruan sot:

“Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.

Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës.”

Please follow and like us: