Albspirit

Media/News/Publishing

Bamir Topi: Përplasja me Berishën, jo për 21 Janarin

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka qenë i ftuar në emisionin ‘’Versus’’ të gazetarit Artur Nura, në Report Tv, ku edhe ka deklaruar, që ai nuk është pjesë e asnjë koalicioni politik.

Sipas tij “në Shqipëri nuk ka politikë qytetare, ajo nuk është aspak profesionale. Kemi një mazhorancë arrogante”

Ai ka komentuar edhe dekretimin nga presidenti Nishani, të Fatmir Xhafajt, ku ka thënë, që ai ka zbatuar kushtetutën, pasi një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe ish-presidentit, kur i është dashur që të dekretojë Eduard Halimin.

Sa i përket situatës në vend ai nuk ka lënë pa komentuar edhe ndikimin që kanë pasur ambasadorët e huaj.

I pyetur për përplasjet me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berishën, ai është ka thënë, që përplasja mes tyre ka nisur me tragjedinë e Gërdecit.

Pjesë tjetër e komentit të tij ka qenë edhe qeveria Rama, për të cilën ai thotë se ka prishur marrëdhëniet me mediat.

Së fundmi i pyetur rreth zaptimit të pronave publike ai është shprehur “nuk ka asnjë metër katror të ndonjë mjedisi publik që mund të kem marrë. Unë nuk po marr dot tokat e mia me këtë ligjin e ri që e miratoi ai”.

Please follow and like us: