Albspirit

Media/News/Publishing

Historia tronditëse e ish-balerinës ruse

Ish-balerina soliste ruse, Anastasia Volochkova ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të “Bolshoi Ballet”, të cilët sipas saj, e kanë kthyer këtë institucion në një “bordello gjigante”.

Ish-solistja e “Bolshoi Ballet” rrëfeu në një televizion në Rusi, se bashkë me koleget e saj ishin të detyruara të flinin me klientë të pasur. “10 vjet më parë kur unë kërceja në teatër, merrja vazhdimisht propozime për të ndarë shtratin me oligarkët.

Vajzat detyroheshin të shkonin në darka të mëdha dhe njoftoheshin që më parë se do të shkonin në shtrat me dikë pas kësaj. Vajzat kërcënoheshin se nëse nuk shkonin me të pasurit, nuk do të performonin më kurrë në teatër,” deklaroi Volochkova. Anastasia Volochkova u pushua nga “Bolshoi Ballet” në vitin 2003, me pretendimin se ishte e shëndoshë.

Please follow and like us: