Albspirit

Media/News/Publishing

PS përzgjedh kandidatin për Kavajën

Burime pranë PS bënë të ditur se PS ka profilizuar kandidatin e vet për Kavajën.

Ajo është një grua,Silvana Daja Cikalleshi, drejtuese një kompanie publike në Kavajë dhe bashkëshorte e kryetarit të PS-së për këtë qytet, Gentian Daja, transmeton Klan.

Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen më 7 maj ndërkohë që PD ka deklaruar se merr pjesë në zgjedhje vetëm në kushtet kur Edi Rama nuk është kryeministër.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën për shkak se Elvis Rroshi, kryetari favorit i Edi Ramës u shpall i papërshtatshëm për postin për shkak të së kaluarës së tij që u zbulua falë ligjit të dekriminalizimit.

Please follow and like us: