Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Sandër Prosi, aktori i papërsëritshëm i skenës shqiptare

 

Kryeministri Edi Rama kujtoi sot aktorin e papërsëritshëm të skenës shqiptare, Sandër Prosi, në 32-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Në një 24 mars, i papërsëritshmi Sandër Prosi, u nda nga jeta, buzë detit, 32 vjet më parë. I paharruar kujtimi i një njeriu me zemrën e thellë si deti që falë talentit të tij të jashtëzakonshëm, u bë një peshkatar i mirëfilltë i ndjenjave të publikut nga skena dhe ekrani”, shkruan Rama në rubrikën AMARCORD

Please follow and like us: