Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja shqiptare Rezeta Veliu, në serialin amerikan “Girls”

Rezeta Veliu thotë se nuk ekziston diçka që quhet “ëndrra amerikane”.

“Çdo njeri e ka idenë e vet se çfarë është domethënia e “american dream” dhe kurrë nuk është mjaft. Jam duke e jetuar ëndrrën time me të gjitha të mirat e të këqijat që i ka”, thotë aktorja nga Kosova, e cila kohëve të fundit ka jetësuar një ëndërr të mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të këtij muaji, Veliu u paraqit në serialin e një prej televizioneve më të vjetra dhe më me nam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë pjesë e episodit final të serialit “Girls”, që ka nisur të transmetohet në HBO, qysh prej prillit të vitit 2012.

Në episodin e fundit të sezonit të gjashtë të këtij seriali, Veliu portretizoi një regjisore shqiptare dhe në mes të skenës së saj, foli shqip. Kjo gjë nxiti reagime e përkrahje të shqiptarëve që e shpërndanë nëpër rrjete sociale videon me skenën e saj në “Girls”.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Veliu – e cila ka mbaruar studimet për aktrim në New York – rrëfen sesi ka qenë rrugëtimi i saj në botën e reklamave, modelizmit e aktrimit dhe sesi përfundoi në kastën e një seriali siç është “Girls” në SHBA, në një vend ku ajo do të shkonte për herë të parë si refugjate lufte.

Image may contain: 1 person, closeup

Image may contain: 1 person

Please follow and like us: