Albspirit

Media/News/Publishing

Papa Françesku takohet me liderët e BE

Papa Françesku është takuar me liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, të cilëve u ka bërë apel të mos e shohin BE-në si një bashkësi rregullash.

“Etërit themelues na kujtojnë se Europa nuk është një bashkësi rregullash. Ajo është një jetë, një mënyrë për të krijuar njeriun duke filluar që nga dinjiteti i tij. Ka qenë kjo deklarata e Papa Françeskut gjatë takimit me krerët e shteteve të qeverive europiane. “Nëse ishte e qartë që në fillim se në zemër të projektit mund të ishte vetëm njeriu, ishte gjithashtu e dukshme se traktatet mund të mbeteshin vetëm në letër. Traktatet duhet të mbushen me shpirt”.

Papa Françesku ka dashur të takohet me liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në prag të festimeve me rastin e 60 vjetorit të Traktatit të Romës duke apeluar ndaj vlerave themeluese të Europës dhe duke theksuar se sa e domosdoshme është të evitosh tundimin për të reduktuar idealet themeluese të Unionit në nevojat prodhuese, ekonomike dhe financiare.

Papa që në fillim të fjalës së tij kujton dhe njëherë idenë e përfshirjes si një gurët kryesorë të themeleve të Europës së Bashkuar në kontrast me përçarjet që aktualisht po sundojnë në kontinentin e vjetër. Europa, me vështirësi rrëzoi murin, u shpreh Papa Françesku, por tashmë ne e kemi harruar këtë gjë. Kemi harruar dhe dramën e familjeve të ndara, varfërisë dhe vuajtjeve që provokoi.

Papa apeloi që të mos harrohej nga europianët ajo barrierë jo natyrale që nga Deti Balltik në Adriatik ndante kontinentin.

Duke iu referuar dramës së emigrantëve dhe rrezikut të supozuar që vjen nga jashtë dhe nëse deri dje Europa në origjinat e saj synonte heqjen e barrierave tashmë po flitet se i të lihen jashtë rreziqet e kohës tonë: duke filluar nga një numër i madh grash, burrash dhe fëmijësh që i largohen luftës dhe varfërisë e të cilët kërkojnë vetëm mundësinë e një të ardhmeje më të mirë, vijoi Papa.

Për sa i përket populizmit në rritje në Europë, Papa dha recetën e tij duke shpjeguar se si Kontinenti i Vjetër mund të gjejë shpresën në solidaritet, që është ilaçi më efikas ndaj populizmave modernë.

“Populizmat dalin nga egoizmi që mbyllet në një rreth të ngushtë dhe mbytës dhe që nuk lejon kalimin e kufijve të mendimeve për të parë më tej. Duhet të fillojmë të mendojmë në mënyrë europiane dhe politika duhet të ketë një lidership ideal që të evitojë shfrytëzimin e emocioneve për të marrë mbështetje, përfundoi Papa Françesku./ABC

Please follow and like us: