Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon Taulant Xhaka pas zërave për sherr me De Biazin dhe largimit nga kuqezinjtë

Një grindje mes të dyve, e mohoi dhe vetë tekniku italian në konferencë për shtyp.

Një mbrëmje pa lavdi ishte e djeshmja  për kombin shqiptar, pasi përfaqësuesja e Shqipërisë është mundur në transfertë me rezultatin 2-0 nga Italia, sikurse Kosova u mposht në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 1-2 nga Islanda.

Kuqezinjve nuk u ka mjaftuar loja e mirë dhe dinjitoze e zhvilluar ndaj azzurrëve, me raste flagrante të shpërdoruara, sikurse dhe me dy gabime që kushtuan mjaft shtrenjtë, që të dyja të ndëshkuara me gol nga Italia plot përvojë dhe racionale. Një disfatë që i kushton shtrenjtë Shqipërisë, e cila tashmë rrezikon edhe vendin e katërt të Grupit G, pas fitores së Maqedonisë.

Nga ana tjetër Kosova në kuotën e 1 pike pas 5 ndeshjesh nuk i ndahet vendit të fundit të klasifikimit në Grupin I.

Please follow and like us: