Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen Xhaka ndaj De Biazit: Mua më dhimbset Shqipëria, kurse trajnerit lekët

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka bërë një reagim të ashpër ndaj trajnerit  Xhani De Biazi.
Ai ka mohuar fjalët e thëna nga trajneri dje në konferencë për shtyp, i cili u shpreh se futbollisti i Bazelit u largua nga grumbullimi i kombëtares për shkak të një problemi.

Xhaka ka konfirmuar për “Top Channel” prapaskenat duke thënë se i ka kërkuar sqarim trajnerit për faktin që nuk u aktivizua ndaj Italisë dhe nuk ka marrë një përgjigje nga ai.

Reagimi  i Taulant Xhakës:

xhaka

“Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën . Une Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka ba me të padrejtë pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat.

Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i rrespektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Menyrën dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tër Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.”

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 ndeshja Itali-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Ka mjaftuar nga një gol për çdo pjesë për të zotët e shtëpisë, të cilët zhbllokuan rezultatin me anë të De Rosit me 11-metërsh në minutën e 12-të. Ndërsa në minutën e 71-të ka dyfishuar Imobile me kokë.

Ka qenë një ndeshje e luajtur në mbrojtje dhe me frikë nga kuqezinjtë, të cilët nuk dolën thuajse asnjëherë në lojën e tyre.

Italia shkon në kuotën e 13 pikëve me këtë rezultat, ndërsa Shqipëria humbet thuajse çdo mundësi për të shpresuar një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi

Please follow and like us: