Albspirit

Media/News/Publishing

Duka përplaset me De Biazin për Shkëlzen Gashin

Largimi i Xhani De Biazit nga drejtimi i Kombëtares duket i pashmangshëm. Ditët e fundit mësohet të ketë pasur një ftohje të marrëdhënieve mes tij dhe presidentit, Duka madje burime pranë FSHF flasin për një debat mes tij dhe trajnerit në lidhje me mosgrumbullimin e Shkëlzen Gashit në ndeshjen ndaj Italisë, raporton “Sport Ekspres”.

Pas ndeshjes me Bosnjen, pritet të ketë një takim mes presidentit dhe trajnerit në lidhje me të ardhmen. Pak kohë më parë, Duka u shpreh se do të rinovonte kontratën me trajnerin, në rast se ai na çonte në kampionatin Botëror. Tani që shanset për një gjë të tillë janë pothuajse zero, pas pesë viteve duket se do të ketë një ndërprerje marrëdhëniesh.

Please follow and like us: