Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeliti i ndaluar në Shqipëri, i njohur në Tel Aviv për zbulime tradhëtish bashkëshortore

Ardhja e izraelitit Yoram Frig në Shqipëri ka ngritur shumë dyshime për autoritet shqiptare të cilat e ndaluan në aeroport. Shkak u bë pajisja e dyshimtë që ai mbante. Mësohet se Frig tha për autoritet se ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar dhe se me pajisjen që zbulon çimkat, ka kontrolluar zyrën dhe makinën e biznesmenit. Burime nga Izraeli konfirmojnë kompaninë investigative që ka Yoram Frig në Tel Alviv dhe shërbimet që ajo ofron. Ato thonë se Frig nuk ka mundësi të jetë një agjent i Mossad, pasi ata nuk do të rrezikonin misionin duke mbajtur pajisje të tilla në kufij shtetesh. “Yoram Frig është një detektiv privat dhe kompania e tij quhet “Yoram Frig Investigations”, e cila ndodhet në Tel Aviv. Besoj se ka një apartament që e përdor si zyrë. Shërbimet që ai ofron përfshijnë: vëzhgim, test poligrafik, vendndodhja e numrave të telefonit. kërkimi i makinave për pajisje përgjuese. Unë besoj se ka ardhur në Shqipëri për një mision vëzhgimi ose i punësuar nga ndonjë klient në Shqipëri ose nga ndonjë prej vendeve fqinje. Mund të ketë qenë duke ndjekur në çështje familjare, një bashkëshort ose bashkëshorte që tradhton. Në 2001 ai është punësuar nga një burrë i cili dyshonte se gruaja e tij e zhdukur ishte vrarë. Frig ka licencë nga Ministria e Drejtësisë për të qenë një hetues privat. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme në Izrael, konfirmoi se ata janë në dijeni që në qytetar izraelit është arrestuar në Tiranë. Kjo do të thotë që një Konsull izraelit ose e ka takuar ose do ta takojë. Lajmi u publikua edhe në disa media izraelite,  duke cituar median shqiptare”- shtojnë burimet. Detektivi privat është lënë i lirë nga policia shqiptare, por i është marrë pasaporta e nuk mund të largohet nga Shqipëria, pa përfunduar hetimi.

Please follow and like us: