Albspirit

Media/News/Publishing

Kendall Jenner shfaqet si Marilyn Monroe

Ajo është një ndër modelet më të kërkuara të momentit. Dhe duket se Kendall Jenner është kthyer të bëj atë që di të bëjë më mirë, modelingun.

Së fundmi modelja 21 vjeçare ka pozuar në një set të ri fotografik për revistën “Love”.

Padyshim që ajo nuk ka nguruar aspak të nxjerrë në dukje asetet e saj. Në fakt edhe veshja apo më mirë të themi “zhveshja” e ka ndihmuar në këtë pjesë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka pozuar me te brendshme transparente në ngjyrë rozë të lehtë, që i kane ekspozuar shumë mirë linjat trupore.

Përsa i përket make-up dhe flokëve, modelja shkëlqente si gjithmonë, aq më tepër në këtë stil të frymëzuar nga imazhi i Marilyn Monroe.

http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-4352572/Kendall-Jenner-flashes-nipples-extremely-sheer-bra.html

Image result for kendall jenner

Please follow and like us: