Albspirit

Media/News/Publishing

LSI bëhet me 19 deputetë, njihuni me deputetin që zëvendësoi Armando Prengën

Pas largimit të Armando Prengës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 7 vota pro, ka vendosur t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të radhës në listën shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhë, Petrit Gjoni.
Partia Socialiste nuk kishte më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i kaloi grupit parlamentar të LSI-së, duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament të kësaj force politike.

Dhe pas marrjes së mandatit, Petrit Gjoni në një bisedë për GSH.al ka treguar se një gjë e tillë ishte i pritshëm. Sipas deputeti më të ri në Kuvendin e Shqipërisë, ai erdhi te Lëvizja Socialiste për Integrim, për shkak të zhvillimeve brenda PS.

“Mandati erdhi tek LSI për shkak te zhvillimeve brenda Partisë Socialiste. I takon atyre të komentojnë një gjë të tillë. Ishte një mandat i pritshëm, pasi 2/3 e këtij mandati, LSI e ka pasur me vota që në 2013-ën. Dhe ishte një vlerësim edhe i votave të LSI. Pavarësisht legjislacionit, Kodit zgjedhor që nuk është i drejtë në përllogaritjen e votave të partive politike”, tha Gjoni, i pyetur nga “GSH”.

Nuk është hera që Petrit Gjoni ulet në karrigen e parlamentit shqiptar. Kështu në vitet 2005 – 2009 ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nën logon e Partisë Agrare. Më pas, ai kaloi te LSI dhe tashmë deri më 18 qershor do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për qarkun e Lezhës.

Please follow and like us: