Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainë, rrëzohet një helikopter ushtarak, 5 të vrarë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të.

Ministria tha se përplasja ka ndodhur afër vendit të quajtur Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, u përplas tek përçuesit elektrikë.

Prej afro tri vitesh, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore.

Gjatë kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Please follow and like us: