Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Xhafka: Unë dhe Filip Çakuli

Kam pasur fat që ta kisha Filipin shok fakulteti dhe koleg pune për disa vjet. Pa përmendur humorin e klasit të lartë dhe guximin e tij të marrë në ato vite të tmerrshme,sot po e sjell një ngjarje të tij për të ilustruar lajmin e Top Channel se dikush nga ambasada ka thënë që Trump nuk mbështet çadrën,pra protestën e PD-së. Hahaha,ditka presidenti që paska një çadër tek bulevardi në Tiranë.
Shumë kohë më parë kryeredaktori ynë pasi lexoi një shkrim të Filipit i tha se nuk ishte në nivelin e krijimeve të tij më të mira,pra nuk e pëlqej,i tha.
-Nuk e pëlqen ti,- i tha Filipi,-por shoku Adil Çarçani,(kryeministri i asaj kohe) e lexoi me një frymë. Për shkrime të tilla kemi nevojë,tha.filip cakuli
Heshtje,asnjë nuk fliste. E merrnin si shaka,por dhe si të vërtetë. Kufiri nuk po ndahej. Kryeredaktori që të ruante
dinjitetin mbylli mbledhjen.
Në zyrë pasi qeshëm gjatë i thashë:
-Po sikur ai ta pyesë shokun Adil?
Filipi ia priti:
-S’ka si e pyet,se s’ka ku e gjen!
Njësoj sot,pas shumë vitesh. Trump nuk e mbështetka çadrën!!!! Hahaha,kemi ngec në vend.

Please follow and like us: