Albspirit

Media/News/Publishing

Çiftit në SHBA i ndalohet emërimi i vajzës me emrin Allah

Një çift në shtetin amerikan të Gjeorgjisë të cilëve iu ndalua emërimi i vajzës së tyre me emrin Allah, janë duke ndërmarrë veprime ligjore lidhur me këtë çështje.

Departamenti i Shtetit i Shëndetit Publik ka refuzuar të nxjerrë 22-muajshen me një certifikatë lindjeje, shkruan BBC.

Elizabeth Handy dhe Bilal Walk thonë se kjo është e papranueshme që fëmija i tyre, ZalyKha Graceful Lorraina Allah,  është lënë zyrtarisht pa emër.

Por, zyrtarët e shtetit thonë se mbiemri i fëmijës duhet të jetë Handy, Walk ose një kombinim i të dyjave, jo Allah.

All-llahu është fjala arabe për Perëndinë.

Please follow and like us: