Albspirit

Media/News/Publishing

Dikur e quante shqiptar dhe futbollist të madh, sot Erdogan e quan terrorist ish-lojtarin e Interit

Ish-futbolllisti i njohur i Interit dhe Gallatasarajit, Hakan Sukur, por edhe Arif Erdem tashmë quhen terroristë për shtetin turk. E gjithë kjo sepse të dy legjendat e futbollit turk thuhet se e kanë mbështetur puçin kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, madje ky i fundit ka folur rreth këtij rasti duke thënë se nëse këta dy ish-lojtarë do të ishin të pastër do të qëndronin në Turqi.
“Kundër tyre ka një kallëzim penal pasi dyshohet se ishin pjesëtar të organizatës terroriste FETO. Po të ishin të pastër, ata nuk do të iknin prej Turqisë. Ne do të pranonim çdo vendim të gjykatave”, ka thënë Erdogan për mediat turke.
Ish-lojtari i Interit Hakan Sukur ka qenë edhe deputet në parlamentin turk nga radhët e partisë së Erdoganit. Por çfarë thoshte më parë Erdogan për Sukur, kur e quante një futbollist të madh por edhe me origjinë shqiptare.
“Hakan Sukur është shqiptar, por ai është futbollisti më i madh turk. Nuk i kuptoj mediat që e etiketojnë si tradhtar. Ai ka bërë më shumë se shumë prej nesh për shtetin turk”, këto fjalë ka thënë më parë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e mbronte vitin e kaluar Hakan Sukur ndërsa sot historia ka ndryshuar dhe Erdogan e konsideron Sukur si një ndër armiqtë e tij të shumtë.

 

Please follow and like us: