Albspirit

Media/News/Publishing

Gruevski në konflikt të thellë me shqiptarët dhe Bashkimin Evropian

Maqedonia aktualishtë shihet si një prej probleme më serioze në rajon por edhe në Evropë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky është vlerësimi i përfaqësuesve të lartë shtetëror të Gjermanisë, të cilët janë të shqetësuar me krizën në Maqedoni.

Presidenti i shoqatës gjermane për Evropën Juglindore, deputeti socialdemokrat Gernot Erler nuk i kursen kritikat ndaj qëndrimit të presidentit Ivanov.

“Kjo është një gjendje e rëndë shtetërore dhe kushtetuese, prandaj autoritetet evropiane duhet të ushtrojnë presion të qartë ndaj Ivanovit dhe Gruevskit. Sepse është totalisht e pa shembull që presidenti i Maqedonisë të mos e pres fare delegacionin e Bashkimi Evropian të kryesuar nga Johanes Han”, thekson ai.

Erler kërkon që kjo situatë të marrë fund, sepse “nuk mund të pranohet që vetëm pse zoti Gruevski me qeverinë e tij i trembet daljes para drejtësisë, nëse kemi ndërrim të qeverisë, pengon krijimin e saj me ndihmën e presidentit. Kjo nuk është e pranueshme dhe rrëzon përpjekjet e Maqedonisë për të qenë anëtare e mirëpranuar në familjen  e Bashkimit Europian.”

Ndërkaq, gazeta më prestigjioze gjermane “FAZ” në një artikull kushtuar vendit, shtron edhe pyetjen: A është Maqedonia para një lufte qytetare

Analisti i njohur Mihail Martins pohon se në Maqedoni përvec një konflikti të përhershëm latent ndëretnik tani kemi edhe thellimin e një konflikti mes Shkupit dhe Brukselit. (INA)

Please follow and like us: