Albspirit

Media/News/Publishing

Mediu: Çfarë po ndodh me Shqipërinë në Washington?

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar prerë se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Në një intervistë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Mediu theksoi kryetarit të PD Lulzim Basha i ka propozuar një formulë të qeverisë teknike për çështjen e krimit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kreu i republikanëve tha gjithashtu se Lulzim Basha pati takime me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket vëmendjes së SHBA në krizën politike në Shqipëri, Fatmir Mediu tha se administrata e Trump është në tranzicion dhe nuk ka vëmendjen e duhur në rajonin tonë.

“Sa i takon vizitës së z.Basha thelbi i diskutimit nuk ishte më në Senat dhe Kongres, por në nivele të larta në administratën Trump. Në dijeninë time kanë qenë takime të rëndësishme dhe do ketë zhvillime sa i takon zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e politikë shqiptare 6 senatorë kanë shkruar një letër ku ngrenë shqetësime për situatën në Shqipëri, situatën zgjedhore. Të mos harrojmë që për shkak të tranzicionit të administratës së Trump në rajon dhe në Shqipëri nuk është vëmendja e duhur”, u shpreh Mediu.

Please follow and like us: