Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Droga ka mbushur tunelet e ushtrisë dhe depot e policisë së shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me ambasadorin italian në vendin tonë, zotin Alberto Cuttilo, me të cilin diskutoi mbi situatën politike në vend.

“Vetëm nga Vlora, nisen çdo natë 3-5 skafe të mëdha, kurse nga Bregu dhe Saranda, Klement Balili nis çdo natë skafe dhe anije, kryesisht drejt Greqisë, dhe të mbyturit në det, në këtë trafik, janë me dhjetra por policia e fsheh këtë statistike”.- deklaron Berisha.

Ish kryeministri theksoi se sot vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshm e, e cila mund ta çojë atë drejt desabilizimit. Ai theksoi se një opozitë, kudo në botë, ka si mision kryesor: zgjedhjet.

Lidhur me këtë, zoti Berisha nënvizoi se, cilido që dëshiron të vlerësojë objektivisht shkaqet themelore të protestës së opozitës, është i lutur t’i hedhë një sy raportit të OSBE/ODHIR të zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Ai vleresoi me keqardhje se, sot, pas dy viteve, secili prej kët yre faktorëve, jo që nuk është zgjidhur apo përmirësuar, por është përkeqësuar, së paku 4¬ 5 herë.

Zoti Berisha theksoi se këtë vit, Shqipëria u mbulua n ga droga në çdo skaj të saj, sepse kjo ishte një politikë qe veritare e pashpallur e Edi Ramës për qëllime elektorale.

Per zbatimin e kesaj politike, zoti Berisha theksoi se drejtues kryesorë të PS, bënë fushatë për legalizimin e kanabisit, kurse vetë kryeministri, në takime politike me fermerë në Këlcyrë e gjetkë, pyeste fermerët nëse kishin mbjellë kanabis, duke shprehur mbështetje për mbjelljen e saj, ndërsa deputetët, qeveritarët vendor dhe drejtuesit e policisë, u bënë kudo aksionerë në mbjel ljen, ruajtjen dhe trafikimin e drogës.

Zoti Berisha ngriti shqetesimin se, sot, opozita përballet me malin e drogës dhe parat ë e këtij mali që u krijuan më së pari, për qëllime elektorale.

Zoti Berisha theksoi se përveç të gjitha këtyre, st atistikat zyrtare te Policisë së Shtetit, e cituar edhe nga raporti i D partamentit të Shtetit, thotë se, Policia e Shtetit ka korrur këtë vit 2.5 milionë rrënjë kanabis, të cilat në peshë nën mesatare, përbëjnë 10 mijë ton kanabis.

Ai u shpreh se në Shqipëri, ka ligje shumë të rrepta për procedurën e shkatërrimit me prokuror dhe proces­verbal të drogës, dhe se nga 10 mijë tonë të korrur, nuk ekzistojnë dokumenta zyrtare as dhe vetëm për një ton të asgjësuar.

Ato nuk ekzistojnë, sepse droga nuk është asgjësuar, por ka mbushur tunelet, depot e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore dhe, eksportohet çdo natë nga Policia dhe trafikantët në drejtim të Italisë, Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovë

Please follow and like us: