Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi takon veçmas njëri-tjetrit ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Ka qenë rradha e kreut të Libra-s, Ben Blushi për të takuar dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Pas takimeve të shpeshta të Bashës me ta, ditën e sotme Ben Blushi ka pritur në selinë e partisë së tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Bashkimit Europian, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Takimet janë zhvilluar të veçuara, duke takuar fillimisht ambasadoren Vlahutin dhe më pas ambasadorin amerikan Donald Lu, me të cilët ka biseduar përreth 95 minuta në total.

Në takim veç Blushi ishte dhe deputetja Mimoza Hafizi. Në qendër të bisedës së tyre ka qenë situata aktuale e politikës në vend.

Në përfundim të takimit deputetja Hafizi deklaroi se takimet ishin të frytshme dhe se u diskutua për zgjedhjet e qershorit, për përmirësimin e procesit zgjedhor, vettingun etj.
Takimi me dy ambasadorët ishte i frytshëm. Folëm me dy ambasadorët për zgjedhjet e qershorit. U diskutua për përmirësimin e procesit zgjedhor. Duhet dialog për kapërcim të krizës dhe zhbllokim të vettingut. LIBRA është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi Hafizi.

Please follow and like us: