Albspirit

Media/News/Publishing

LSI vazhdon talljet me protestën e PD, Monika Kryemadhi: Po ta rrëzoja unë qeverinë…!

Pavarësisht se kërkuan njësoj si socialistët, të regjistrohen në zgjedhjet e 18 qershorit, deputetët e LSI vazhdojnë bëjnë deklarata për rrëzimin e qeverisë, mospjesmarrjen në zgjedhje apo për protesta studentësh. I tillë ishte rasti i Monika Kryemadhit, që prej kohësh ka nisur fushatën në Elbasan, por në një intervistë për News24 komentoi se si do të ishte rrëzimi i qeverisë, nëse do ta kishte bërë ajo vetë.

Pjesë nga intervista

Para disa kohësh keni bërë një kundërdeklaratë ndaj Nikollës?

Nuk kam bërë kundërdeklaratë.

Ju keni thënë pseudoreformë…

Po të hysh të shikosh në rrjetet sociale LRI ka filluar me problemet e arsimit që në 2008. E keni dëgjuar fjalimin e Luan Ramës dhe Petrit Vasilit para votimit të reformës.

Kur u bë reforma në arsim në Paris, studentët u çuan dhe dogjën Parisin.

Janë 3 breza të humbur nga kjo reformë. Lindita Nikolla nga ana ligjore mund të mos ketë vetë problem por nëse ngrihet një student ose maturant e çon ligjin në Kushtetuese, të gjithë studentët e vitit të parë kthehen mbrapsht, e të gjitha zgjedhjet në universitete.

Në takimet që kam bërë me maturantët, unë u kam thënë mos bëni kompromise me dijet tuaja. Unë me ligjin e arsimit të lartë do vazhdoj ta bëj punën politikisht.

Doni të rrëzoni qeverinë?

Jo. Po rrëzova unë qeverinë sot, e di çfarë ndodh? Burgjet të shqyhen dhe të hapen. Policinë e ke rrugëve. Ke opozitën në protestë në shesh. Maqedoninë e ke në krizë, Italia shumë e dobët ekonomikisht. E di se çndodh kur fqinjët janë të dobët?

Po si do ta zhbëni reformën?

Reformën e zhbëjnë votat e brezit të ri. Nëse më voton mua e zhbëj reformën.

Ju keni një përfaqësuese në Ministrinë e Arsimit…

Zv.ministrja çfarë është, një rrogëtare në institucion. Një karamele që ua jep partive politike. Zonja Malaj është profesioniste dhe e njeh sistemin e arsimit dhe ne i thoshim pse e merr ti përsipër politikisht që t’u dalësh maturantëve. Thoshte e kam detyrim moral e politik. Reforma favorizon universitetet private dhe oligarkët. PD-ja u bë palë sepse tha do ta çoj në Gjykatë Kushtetuese. Nëse do ta kishin çuar do bashkoheshim dhe ne.

Please follow and like us: