Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Vatoci: Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё

Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё
As lotin kur mё ra mbi faqe
Dhe pёr çudi njё gjysёm hёnё
Mё pikte dhimbjen asaj nate.

…Ndaj sot kjo heshtje e çuditshme
Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё
Si dy fёmijё tё zemёruar……
Mё shmangesh ti, tё shmangem unё.

Dhe ndjej shikimin tёnd se si
pёrpin trupin tim si hon
Ah, por ёshtё ajo shkёndijё,
qё brigjet tona i afron.

Please follow and like us: