Albspirit

Media/News/Publishing

Të shtëna me armë në SHBA, mbyllet Capitol Hill

 

Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbyllur pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane, makina të shumta policie kanë rrethuar zonën në anën jugore të kopshtit botanik në Uashington.

Policia ka evakuuar qyterarët që ndodheshin në atë zonë, ndërsa ligjvënësit amerikanë janë njoftuar që mos të dalin nga zyrat e Kongresit deri në qetësimin e situatës.

 

Sipas informacioneve paraprake, një person tentoi të hynte me makinë në Capitol Hill. Policia qëlloi me armë në ajër për të urdhëruar shoferin që të ndalonte. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur. Autori u shoqërua nga policia dhe ndodhet në paraburgim.

Please follow and like us: