Albspirit

Media/News/Publishing

Aleatët perëndimorë i kërkojnë Bashës reformën në drejtësi

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha foli në Kongresin e Partive Popullore Europiane në Maltë, për gjendjen alarmante që sipas tij po kalon Shqipëria për shkak të kultivimit të kanabisit, korrupsionit dhe përfshirjes në politikë të njerëzve me rekorde krimianle. Por ndonëse Partia Demokratike është pjesë e këtij grupimi të madh të partive europiane, një rezolutë që është votuar nga Kongresi, në mënyrë të veçantë për Ballkanin Perëndimor, ka edhe dy pika që duket se ekskluzivisht jane për Shqipërinë, pavarësisht se vendi ynë nuk përmendet nominalisht me emër. Lapsi.al siguron të plotë rezolutën e PPE-ve, ku në pikën 13 të saj flitet për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, dy procese këto ekskluzive të lidhura me Shqipërinë.

“PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent, si dhe me procesin e dekriminalizimit të klasës politike”, thuhet në pikën 13 të draft-rezolutës.  Në pikën tjetër megjithëse nuk e përmend me emër Shqipërinë, problematika duket se i ngjan aktualitetit shqiptar.  Partia Popullore inkuarjon të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente. Ndonëse as këtu nuk përmendet emri i Shqipërisë, lihet të kuptohet së kemi të bëjmë sërish me një thirrje për PD-në që të futet në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PEE, fjalë që u shpërnda më pas e zbardhur për mediat nga zyra e shtypit në PD, ra në sy se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e përmendi fare reformën në drejtësi, qoftë edhe duke shprehur sërish vullnetin e partisë së tij për ta çuar më tej këtë reformë, e cila ka ngelur te hallka më kryesore, “Vettingu”.

Nëse i rikthehesh edhe njëherë qëndrimeve të ndërkombëtarëve gjatë këtyre 40 ditëve që opozita proteston, për të mbërritur së fundi edhe te qëndrimi i PPE-së, kuptohet qartë sa pavarësisht se mbështesin kauzat e PD-së për zgjedhje të lira, luftë kundër korrupsionit e kanabisit, ata janë njëzëri të vendosur për zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo e fundit, ndonëse ka qenë artikuluar më herët nga Rama, është tërësisht një investim i përbashkët i SHBA-së dhe BE-së. E pavarëisht zhvillimeve brenda vendit, përplasjeve për interesa të politikës së ditës, ndërkombëtarët nuk tolerojnë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Please follow and like us: