Albspirit

Media/News/Publishing

Av. Arnida Çapi: Reforma në Drejtësi versus Opozita

 

Vërtitja pas nonsenseve ka gjithmonë një arsye tjetër prapa. Janë shumë nonsense ato pas të cilave fshihet opozita, në fakt, jo opozita, po grupi Berisha.

Së pari, të flasësh për zgjedhje të lira nuk është risi. Zgjedhje të lira kërkohen cdo 4 vjet dhe sa herë ka zgjedhje. Institucionet zgjedhore menaxhojnë zgjedhjet dhe institucionet ndërkombëtare vëzhgojnë dhe certifikojnë.

Të kërkosh që qeveria të japi dorëheqjen 2 muaj para se t’i mbaroj mandati, sepse nuk ke besim te qeveria, as kjo nuk është arsye, sepse opozita gjithmonë duhet të dyshojë te qeveria, kjo është puna e saj.
Dhe fakti është që asnjëherë, asnjë humbës i zgjedhjeve s’ka thënë që nuk iu vodhën zgjedhjet. Edhe ky është një pretendim normal deri më sot i dyshimit mes partive politike shqiptare.

Të kërkosh qeveri teknike nuk është siguri që do të shuaj dyshimet, sepse dyshimi është i paprovuar, dhe qeveria teknike është një abstraksion që s’mund të provojë një abstraksion tjetër. Pastaj kjo qeveri është e zgjedhur nga shumica e qytetarëve për të patur përgjegjësinë politike që shteti të funksionojë siç duhet gjatë zgjedhjeve.

Të vendoset kjo si praktikë parazgjedhore është e rrezikshme për demokracinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë institucionale të vendit e që prodhon kriza. Krizat janë ato që prodhojnë destabilitet, gjë që cenon vetë zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe funksionimin normal të shtetit.

Mosmarrja pjesë në zgjedhje si parti politike është një e drejtë dhe një mundësi që i jep mbështetësve apo militantëve politik, të cilët në një vend demokratik vetëm vota ua jep këtë të drejtë përfaqësimi legjislativ.

Pas këtyre mosarsyeve, vijmë te arsyeja e vërtetë.

Nëse ka një kërkesë të domosdoshme, kushti pa të cilin, nuk hapen negociatat me BE, është votimi i mëtejshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur angazhimin dhe kërkesën e tyre prioritare duke i bërë thirrje opozitës të hyjnë në parlament për të vazhduar me zbatimin e Reformës.
BE të njëjtën gjë. Shqiptarët kanë treguar që e presin me padurim zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Përse nuk e votojnë këta?

Pse nuk tregojnë se janë me interest e shqiptarëve, siç janë SHBA dhe BE, dhe maxhoranca që po e voton dhe ta votojnë? Kjo do ishte prova e pafajsisë, edhe në rast se do prekeshin nga zbatimi i reformës, të paktën, provë për dinjitetin.

Disa pranuan se i votuan me dhunë Ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Pra, asnjëherë s’e kanë dashur. Ndërsa tani gjetën alibinë për të zgjatur pengimin e Reformës.
A ka njeri që nuk e kupton që këta kanë gjetur një çadër në mënyrë që mos të votojnë Reformën? Pse nuk e thonë hapur këtë gjë? Ne do rrimë këtu se nuk duam të votojmë reformën!

Nëse do ishte ndryshe, pse nuk e votojnë këtë reformë me rëndësi madhore dhe të vazhdojnë çadrën, të rrëzojnë qeverinë, me provën që ata nuk po protestojnë kundër reformës, por e kanë vërtet me zgjedhjet, apo me kanabisin, apo me korrupsionin që ka mbirë në këtë tokë të shenjtë?
Jo, s’ka qënë kështu, po tani eshte më këq. Kush e mati këtë? Interesi juaj, apo syri juaj optik dhe i drejtë?! Që në emër të kësaj “drejtësie” pengon reformën më të madhe historike shqiptare?!

Dhe e fundit, qytetarëve, as nuk i intereson kush do ‘ti fitojë zgjedhjet, as se kush do t’i vjedhë; në këtë moment historik qytetarëve u intereson të zbatohet Reforma në Drejtësi!

 

Please follow and like us: