Albspirit

Media/News/Publishing

Barsaleta e koalicionit, LSI nuk futet në zgjedhjet e Kavajës

Ilir Meta ashtu si Partia Demokratike nuk do të garojë me kandidat në zgjedhjet për bashkinë e Kavajës. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama foli për një mungesë bashkëpunimi me Partinë Socialiste, ndaj vendosi të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki.
“LSI nuk është riregjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen për Bashkinë e Kavajës, sepse mënyra se si është proceduar deri tani, për zgjedhjen e kandidaturës atje, ka qenë një mënyrë e njëanshme. Nuk jemi trajtuar si partner në këtë proces nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ne që në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër kandidaturës që u bë kryetar Bashkie atje për ato probleme që ju të gjithë i dini. Dhe nga këto pikëpamje e  konsiderojmë këtë një çështje të PS dhe nuk bëhemi pjesë e këtij procesi. Ne nuk jemi pjesë e këtij procesi në Bashkinë e Kavajës”- deklaroi Luan Rama. Ardhja e LSI-së në këto qëndrime “parimore” thjesht po konfirmon dyshimet se Ilir Meta po konsideron  një pazar edhe me opozitën.

Please follow and like us: