Albspirit

Media/News/Publishing

Eduart Ndocaj: PBDSH, jo patericë e PS, ja betejat e saj politike

Fjala e deputetit Ndocaj e mbajtur sot ne foltoren e Parlamentit

 

Kam pranuar të zgjidhem e të drejtoj PBDSH (Partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar) dhe të këtë zgjidhje dua ta ndaj me të gjithë ju. Një parti politike nuk krijohet për të qenë pronë e një personi të vetëm apo i disa personave. Një parti nuk krijohet për të arritur e pasur në dispozicion pushtetin për interesa personale. Një parti nuk është një mekanizëm për të pasur privilegje në emër të tjerëve. Një parti politike, ose partitë politikë duhet të jene prodhim i sociales dhe në shërbim të sociales. Partitë politikë nuk duhet të kenë qëllim pushtetin për interesa personale, por si mekanizëm përfaqësimi për të përfaqësuar më mirë dhe denjësisht qytetarët. Si qytetar si, deputet dhe po ashtu si njeri i lirë që jam, kam parë shumë padrejtësi kundrejt jush, kam parë se si politikanët tallen me përfaqësimin tuaj dhe se si e përdorin vetëm për interesat e tyre të ngushta. Si emigrantë kam parë se nëse nuk angazhohemi në politikë dhe nëse nuk konsiderojmë politikën një mision social, ne do të vazhdojmë të jemi të përjashtuar e të përdorur për interesat e pakicës, të asaj pakice që nuk ka çfarë ju ofron më, parëve do ju vazhdojë tu rrëmbej akoma me shumë nga jeta juaj, nga të mirat tuaja dhe nga të drejtat tuaja. PBDKSH dua të jetë partia e të gjithë, edhe atyre familje të mira e të shëndosha që janë përjashtuar padrejtësisht nga jeta politike.

PBDKSH dua të jetë partia që krijuar nga socialja dhe në shërbim të sociales. PBDKSH dua të jetë partia e çdo shqiptari që kërkon të kontribuoj për vendin dhe kërkon t’i dedikojë nga koha e tij momente të rëndësishme. Politika nuk është monopol i disave dhe diktat për shumicën. Sot, ne jetojmë në kushtet e padrejtësive të mëdha sociale. Jetojmë në kushtet e një monopoli absolut të politikës. Janë krijuar rrethana të padrejta sociale, sipas të cilës vetëm këta që janë sot kanë të drejtë të bëjnë politikë! Janë krijuar kushtet e një padrejtësie të madhe ekonomike! Në kushtet aktuale, ekonominë mund ta kenë dhe ta gëzojnë vetëm ata që kanë lidhje me politikën, i shërbejnë politikës apo janë nën diktatin e saj. Sot, jemi në kushtet ku të varfrit vazhdojnë të varfërohen çdo ditë e më shumë deri në ekstreme e saj duke mos gëzuar asnjë të drejtë sociale.

Sot, jemi në kushtet ku shumë të rinj janë pa shpresë për të ardhmen, nuk gëzojnë mundësitë minimale të punësimit dhe po ashtu jetojnë në kushtet e konkurrencës së padrejtë. Në këto rrethana “Drejtësinë Sociale”, le ta konsiderojmë si një betejë të përbashkët për të ndryshuar realitetin tonë social e jetësor. “Drejtësia Sociale” nuk është një betejë vetëm e imja, por e çdo shqiptari dhe ju ftoj ta bëjmë së bashku. PBDKSH nuk është vetëm e imja, por është e çdo shqiptari që e gjen vetën në betejën për “Drejtësi Sociale”

Nga kjo foltore dua te sqaroj qytetaret dhe mjedisin parlamentar se kush jane qendrimet e PBDKSH per krizen politike e per konfliktualitetin parlamentar.

Qëndrimet Parlamentare të Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar

PBDKSH është parti parlamentare, sepse kryetari i saj Eduart Ndocaj është deputet i Republikës së Shqipërisë

PBDKSH është kundër konflikteve artificiale politike dhe pro frymës së bashkëpunimit për interesat kombëtare

PBDKSH nuk mendon se problemet e demokracisë zgjidhen duke qëndruar Opozita në çadër

PBDKSH nuk mendon se kriza politike mund të kalohet me teorinë e Pozitës se nuk ka asnjë krizë politike.

PBDKSH kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive parlamentare për të krijuan kushtet e standardet e kërkuara nga BE dhe SHBA për Zgjedhje të Lira e Demokratike

PBDKSH përfaqëson filozofinë e saj politike parlamentare përmes Kryetarit të saj Eduart Ndocaj

PBDKSH do të këtë qëndrimet e saj parlamentare nga kjo e enjte e në vazhdim

PBDKSH ka interesat e saj politike në këto zgjedhje përmes kandidatëve te saj dhe marrëveshjeve politike para zgjedhore.

PBDKSH nuk është patericë e PS dhe i asnjë subjekti tjetër politik.

PBDKSH do i krijoi marrëdhëniet e saj politike me subjektet e tjera në bazën e partnershipit dhe jo të vasalitetit

PBDKSH nuk ka asnjë lloj kompleksi të takohet me përfaqësuesit e Opozitës dhe të diskutoi me ta çështjet e zgjedhjeve të lira.

PBDKSH nuk pranon hyrjen në çadër si të vetmen mënyrë për të diskutuar apo u identifikuar me Opozitën, sepse çadra nuk është mënyra më e mire për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta në funksionim të demokracisë.

PBDKSH mbështet pa kompromise reformën në drejtësi dhe u bën thirrje partive politike të mbështesin procesin e Vettingut

PBDKSH u thirrje institucioneve dhe subjekteve politike të japin maksimumin e tyre për të çuar në një fazë të dytë procesin e Integrimit Europian, atë të statusit të Vendit Kandidat.

Betejat politike te PBDKSH janë betejat për më shumë Drejtësi Sociale që garanton dhe funksionimin e demokracisë duke evituar trazirat/konfliktet sociale.

Ndocaj gjate fjales se tij ngriti ne nje minute heshtje te gjithe koleget deputete per humbjen e nipit te Dom Nikoll Kacorri.
Po ashtu Ndocaj e cilesoi te turpshme braktisjen qe institucionet dhe politika i kane bere Dom Nikoll Kacorrit.
Po ashtu Ndocaj akuzoi politiken se ka lene ne harrese Monumentin e Skenderbeut ne Lezhe, sepse catia eshte e prishur dhe ne kohe reshjesh cfare bie jashte pikon brenda.

Please follow and like us: