Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Rama po e sulmon Blushin me gra?

Edi Rama jo vetëm i ka dhënë fund strategjisë për të mos iu përgjigjur Ben Blushit, por ai ka shkuar edhe më tej, ta bëjë atë të përballet me femrat e tij. Këtë javë nuk qe vetëm Ermonela Felaj i cili i kujtoi kolegut të saj deputet histori me gjyshen e tij. Përpara saj ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një jalim të tërë kundër Blushit.

Të gjith këtyre u parapriu qëndrimi i javës së shkuar të ministers së arsimit, Lindita Nikolla javën e shkuar. Pasi shkëmbeu replica me Blushin në sallën e parlamentit, Nikolla doli jashtë tij dhe dha një deklaratë për media (E rethuar nga Ermonela Felaj, Mirela Kumbaro, Milva Ikonomi dhe Milena Harito/foto poshte). Më shumë sesa fjalët e Nikollës nga kjo paraqitje u mbajt mend se në sfond të saj u reshtuan të gjitha gratë ministre. Efekti viziv i këtij veprimi, për të cilin Rama kujdeset personalisht më shumë sesa për thelbin, ishte i kuptueshëm: Armiku luftohet përmes “seksit të dobët”.

Të gjithë atë që janë të vëmendëshëm kujtojnë se të njëjtën strategji Rama përdori edhe në vitin 2008 kur ishte në opozitë dhe vendosi të ndahet me Metën. Edhe atëherë ai nxirte sa Mimi Kodhelin sa ish deputeten Edlira Haxhiymeri, për të folur nga selia e PS kundër Metës. Dhe kjo fushatë u mbyll vetëm pasi Ilir Meta i bëri thirrje Ramës: “Mos u fsheh pas fustanit të Mimit”.

Se përse Rama zgjedh një strategji të tillë tashmë dihet. Ai do të përfitojë nga mentalitet i një pjese të elektoratit konservator që e quan të padenjë sherrin me gratë. Nga ajo mendesi që e shikon si një debat politik të dorës së dytë, përplasjen me femrat. Dhe i vetmi “shpëtim” nga ky mentalitet që e sheh gruan si një qënie inferiore është t’i përgjigjesh Ramës ashtu si bëri Meta 9 vite më parë: duke i thënë se ai gjuan duke u fshehur pas fustaneve. (Lapsi.al)

Please follow and like us: