Albspirit

Media/News/Publishing

57-vjeçari i sëmurë Zabit tregon dramën e jetës: Më dëndte gruaja në dru, e mora në shtëpi bashkë me prindërit

Një 57 vjeçar ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së tij, ku për shkak edhe të mentalitetit, ai ka mbajtur për vite me radhë një grua e cila e dhunonte. Ai ka zgjedhur të mos heshtë, por të tregojë të gjitha peripecitë që i kanë ndodhur gjatë jetës, nga koha kur mori gruan dhe prindërit e saj në shtëpi dhe më pas dhuna e ushtruar  prej saj.  I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, Zabit Tota ka konfirmuar se ai është një njeri familjar dhe se nuk do ta trajtonte keq bashkëshorten për asnjë arsye.

57­ vjeçari nga Sukthi i Durrësit ka kërkuar ndihmë, që t’i gjendet një strehë, pasi pas divorcit ka mbetur rrugëve.

-Si e njohe bashkëshorten?

Zabiti: Unë i lindur në Sukth më martuan dajat me një grua nga Kalaja e Dodës 18 vite më parë. Ditët e para shkuam mire

-Pse dajat?

Zabiti: Isha 37­ vjeç, vija nga dy fatkeqesi në jetë, por dëgjova prindërit.

Gruaja kishte qenë e martuar, kishte lënë nja 2 fëmijë andej. E mora erdhi në Sukth, i tërhoqa edhe njerëzit e saj, i tregova tokat ku të blinin, por nuk e dëgjova babain që më tha “Me mikun ha e pi, por rri larg”.

Megjithatë nuk ma prishi dhe vendosa t’i marr prindërit e gruas. Ajo çdo gjë e gjeti gati, me shtëpi me katandi, edhe tasin e groshit e gjeti gati, çdo gjë.

-Ardhja e njerëzve të bashkëshortes suaj sollën probleme tek ju?

Zabiti: Po 5 vjet jetuam mirë, më pas lindën problemet.

-Pse grindeshit?

Zabiti: Nuk ma varte, nuk më respektonte, përdorte llafet nga më të ndryrat…

-Ti ke thyer mentalitetin shqiptar, vjen këtu dhe thua që nuk të ka dhunuar vetëm bashkëshortja, apo jo?

Zabiti: Jo vetëm ajo, por edhe prindërit e saj. Unë isha njeri i rregullt, as alkool asgjë, edhe kafen turke e pija në shtëpi, po ajo ishte në depresion ndaj vepronte ashtu.

Po ju e keni respektuar bashkëshorten?

Zabiti: Po. E kam çuar edhe në plazh o zonja gazetare, jam njeri i rregullt, familjar. Ajo nuk kujdesej fare.

-Mos ndoshta e trajtoje si skllave se ka tentuar të vetëhelmohet?

Zabiti: Atë vendim e ka marrë nga nervat.

Please follow and like us: