Albspirit

Media/News/Publishing

Çamët kërkojnë të drejtat e tyre në Hagë

Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në trojet e tyre. Është një ditë e mbarë, dhe një çast historik, tha kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, me seli në Hollandë, Festim Lato. Dosjet u dorëzuan në organizmat ndërkombëtarë të drejtësisë në Hagë. Ato kanë këto përmbajtje:
-Dosja e parë është për njohjen e gjenocidit të aplikuar mbi popullsinë çame me dëshmi të të mbijetuarve.
-Dosja e dytë ka të bëjë me provën ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit të aplikuar nga qeveritë greke nga viti 1913 deri në 1945.
-Dosja e tretë ka të bëjë me të drejtën e riatdhesimit të popullsive të shpërngulura me forcë, dhe
-Dosja e katërt ka të bëjë me rikthimin e pronave.

Në këtë akt historik, të dorëzimit të Dosjes Çame, në tre gjuhë, Anglisht, Gjermanisht, dhe Frengjisht, dosja brenda ka gjenocidinn grek kundër shqiptarëve etnik të Çamërisë, të pranishëm në këtë akt historik, qenë patriotë të shquar çamë, si dhe shqiptar nga Presheva, Medvegja, Prishtina, Shkupi, Ohri, Tetova, Vlora, Tirana, Ulqini, Prizreni e Arta dhe Janina. Këtë akt historik të dorëzimit, dhe të pranimit nga Prokuroria ndërkombëtare e Hagës, e Uruan dhe e përqafuan, politolog, historianë, Shkrimtarë nga Çamëria, Shqipëria edhe Kosova, si dhe patriotë të kësaj nisme të madhe historike. Jam e përlotur sot nga gëzimi, u shpreh një nënë çame e ardhur nga Janina, s´e pas 72 vjet gjenocidi mbi çamët, po zbardhet drita e diellit shqiptarë. Edhe pse kanë kaluar mbi 70 vjet, fakti shpresëdhënës është se çamët, kanë mbështetjen e SHBA, por edhe të Perëndimit, përfshi këtu holandezët dhe gjermanët, por edhe të tjerë.
Please follow and like us: