Albspirit

Media/News/Publishing

Ahmeti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë ku kanë diskutuar për krizën e tanishme politike në vend.

Sipas Bujar Osmanit dhe Teuta Arifit, në mbledhje është diskutuar për mënyrat e zgjidhjes së krizës në vend dhe ç’bllokimit të kuvendit të Maqedonisë. Që të dy thanë se është diskutuar për mundësinë e tërheqjes së ministrave të BDI-së nga qeveria teknike, por që nuk është sjellë ndonjë vendim konkret.

Bujar Osmani bëri të ditur se është folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat ende nuk janë shpallur, ndërkaq afati është duke kaluar dhe me këtë përfundojnë edhe kompetencat e kryetarëve të komunave, që paraqet një problem juridik.

Para gazetarëve foli edhe Ali Ahmeti, i cili tha gjithashtu se po shqyrtohen të gjitha mundësitë e ç’bllokimit të kuvnedit në vend.

”Është një situatë që do kujdes dhe analizë të thelluar. E kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e ministrave të BDI-së dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës. Do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim. Argumentimet janë se tërheqja mund të prodhojë komplikim të situatës më shumë, por ka argumente se mund edhe ta ç’bllokojë situatën. Nuk mund të balancoj situatën. Nëse tërhiqet BDI-ja nga ekzekutivi dhe komplikohet situata athëerë ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse këto zgjedhje nuk do të thotë se sjellin zgjidhje më të mirë. Tani na duhet zgjidhje për të dalë nga kjo krizë sepse vijnë edhe zgjedhjet lokale.

Please follow and like us: