Albspirit

Media/News/Publishing

“Çmendet” i ftuari, puth në buzë gazetaren gjatë transmetimit live

Një video ka “pushtuar” rrjetet sociale dhe mediat, teksa një i ftuar ka puthur në buzë gazetaren, në transmetim live. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në Tgr Puglia.

Gene Gnocchi, i ftuar në studio për të folur rreth spektaklit të tij, krejt papritur është ngritur nga vendi i të ftuarit dhe ka puthur në buzë gazetaren Maria Grazia Lombardi.

“Teksa të dëgjova duke lexuar lajmet, më iku mendja pas teje, – i ka thënë ai fillimisht. – Ti je me të vërtet e mrekullueshme”.
E vënë në siklet pas puthjes së papritur, gazetarja u është rikthyer lajmeve duke thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën këtë moment.

“E humba arsyen, më fal për sinqeritetin, por kështu është. Unë do rri në Puglia për ty”, ka thënë ai.

Please follow and like us: