Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama shokon socialistët: Lamtumirë! Po përgatitem për qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama u ka punuar sot një rreng socialistëve, por edhe opozitarëve.

“Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe! Lamtumirë!!!….”, – shkruan Rama në profilin e tij në FB.

Por më pas e ka sqaruar se bëhet fjalë për një shaka me rastin e 1 prillit. “Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit”,- shkruan më poshtë Rama, duke sqaruar shakanë e tij.
edi-rama-fb_copy.jpg

Please follow and like us: