Albspirit

Media/News/Publishing

Filozofia që na duhet sot

Ismet Toto – Një nga mendimtarët e viteve ’30

Spencer-i thoshte se filozofia është shkenca e shkencave. Dhe meqenëse qëllimi i shkencës është lumturia , edhe lumtura s’mund të ketë tjetër qëllim, veçse lumturinë dhe sigurimin e saj.  Ç’do të thotë lumturi? Cilat janë elementet e saj? Ja disa: punë, shëndet, mirërrojtje vetjake dhe e përgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndërgjegjejeje etj. Njohja që na udhëheq për në përfitimin e këtyre të mirave dhe shkenca që me siguri dhe pandërprerje na ndrittë udhët e një përmirësimi të  tërësisë kombëtare- ja, me pak fjalë, tërë shkenca dhe tërë filozofia që na duhet sot , çapi i parë , për sigurimin e një jete të lumtur është dashuria e jetës. Po, që ta duam jetën s’arrijmë vetëm ta ndërtojmë po edhe ta çmojmë. Duhet ta mbajmë lartë. Jeta është kaq e shenjtë, sa për ta ruajtur , shënjtërinë e saj, sakrifikohen dhe veten në altarin e saj.  Jeta , që lihet të bjerrë, të çnderohet, të tradhëtohet, është jetë errësire, jetë skllavërie , jetë shtazë, jetë verbërie. Jeta që nuk është gati të sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet nuk është jetë: është jetë rezile, e poshtër, e ndryrë, e përgët! Shkokë, miq! Mbaheni lartë jetën! Shumë lartë! Vetëm aherë do ta ndaloni rënien e saj dhe dhe do të ndjeni turp, hidhërim, tmerr për çdo gjë që përpiqet ta çnderojë. Që të mbahet lartë jeta, duhet të ndalohet rrëzimi I saj. Kant, komete, Bergeson, Freudetj… oh! Këto filozofira nuk janë filozofi që duhet në raste tragjike. Mendimi I thellë, kompleks,i future në rrënjët , në shkaqet e jetës, me të paduruar, më të errët. Drita e madhe e ditës së re. Drita që shkëlqen në errësirën e piksur, të trashë, të paçarë të shekujve. Drita që zbulon agimin e një epoke tjetër të panjohur, të ndershme, të lumtur. Lëvizje! Në qoftë se do të ulim kokën mbi faqet e pasosurta të teorive, lumi që na mori! Mbi ne, mbi ëndrrat tona, mbi lumturinë tonë, do të shkojnë vite, epoka shekuj sat ë ndezim një kandil të varfër, një kandil të mizerjes sonë mendore! Më pak mendim, më pak truajtje, më tepër lëvizje, më tepër kurajoje. Udha jonë nuk duhet të shkojë nga fushat. S ‘kemi kohë për një udhë të tillë. Për të aritur qëllimin tonë nuk do të shkojmë nga udhrat dhe monomatet e fushave e të maleve , por do të fluturojmë nga bregu në breg, si zogj krahë hapur.

Në krye që veprimi ”Vepra! “Fakti!” “Lëvizja” Lufto për lumturinë e njeriut dhe për shpëtimin e shoqërisë pa u çlodhur, pa u tallandisur asnjë çast. Një e rreme zotëron rreth e rrotull. Mos shiko as mbrapa, as djathtas, as mangjash; Shiko drejt përpara, puno me ballë lartë dhe kënaqësinë tënde , ëndrrën tënde, gjeje në korrinizën e një pune të tillë. Në çdo punë që ka, pak a shumë, një krijim, krijimi është kënaqësia më e madhe. Është vjersha e jetës. Artisti, poeti, s’ka nevojë për duartrokitje, s’ka nevojë për shpërblime, ua rritë vepra. Kjo flozofi duhet të zaptojë shpirtrat tanë, janë të tepërta të gjitha to porosira që quhen morale, të gjithë titujt. “elementet e lumturisë së jetës gjenden brenda në jetë, thoshte Guyua-i, menduesi frëng më i madhi e më i freshkët i shkekullit të shkuar. ”Mos u mundoni kot të mbushni kokat me njohje që s’ju duhen. Në kokat tuaja të mos hyjë asnjë njohje që nuk bën ndonjë shërbim, që nuk bie ndonjë do vi në jetë e lumturi. Gjërat e kota të mos e zënë vendin e gjërave të dobishme “. Jeta është e shenjtë, por shenjtëria dhe pastërtia e jetës janë më të shenjta. Mendo lirisht. Mos prit asgjë nga qielli, as nga dheu, as nga shteti, as nga shoqëria. Qëndro në këmbët e tua dhe mbështetu vetëm mbi veten tënde. Mos ec as djathtas as mëngjazi. Ti je qendra. Ti je e ardhmja. Mos lër të shfrytëzojë njëri dhe tjetri. Këta i ndan vetëm mëria dhe zihen vetëm me jorganin, i cili u gris dhe u bë për të frëngëlluar. Mbaj të lira dhe të pastra duart e tua për këtë punë! Kërko dritë dhe shpërnda dritë. Rri i pastër dhe mos u tremb! Do të bëhesh i fortë dhe do t’i japësh fuqi. Po të qëndrosh në vend je një burim energji të pastër. Po të shkasësh herë djathas, dhe herë mëngjasi, bie viktimë e mirësisë tënde. Të marrim më të mirën, kur u hyn në punë. Çfrytojnë ndjenjat e tua fisnike që të realizojnë qëllimet  e tyre të errta dhe pasionet e tyre të ndyra. Dhe njëri dhe tjetri! Ndiq udhën tënde dhe lëri mënjanë. Ti shiko punën tënde. Le që fryma krijonjëse e përpjekjes tënde të shpërndahet në të gjitha drejtimet, që të mund një ditë të fryjë era jote në atdheun e ëndërruar. Mos lë ta vjedhin të tjerët pasurinë tënde morale, shpërndaje vetë ti, do të shohësh se si do të përhapet shpejt- shpejt, edhe sa më shpejt që të përhap[et, aq më shumë do të shtohet pasuria morale e shpirtit tënd të nxehtë dhe të ndritur. Dëgjo se çthotë Carlyle- i: Po të jesh përpara një rreme që të mundon, hidhu përsipër dhe përmbyse. Të rremat dalin përpara që të përmbysen”. Karakter! Karakter! Duke dëgjuar këto fjalë, tani mos sill ndërmend kuptimet aristoteliane ose teofrastine ose labyrjane. Dhe që të shpjegohemi mirë-mirë, mos bjer ndërmend as përcaktimet më filozofike , me të rënda dhe më të thella të mësuesit gjenial të Koenigsbër-ut. Sot për sot mendo dhe fol vetëm për karaktere morale. Jo arrin. Kjo njohje e karakterit moral arrin boll-boll që të zotërojë ideja e njeriut ndjen nevojën që të gjejë përsëri pikat e mbështetjes së tij vetëm e vetëm në vetën e tij, kjo ide e autonomisë njerëzore zotëron gjithnjë. Dhe atje ku zotëron, ka bërë triumfe dhe mrekullira. Atje ku janë zhvilluar dhe janë imponuar karaktere morale, interesi shoqëror dhe ideali shoqëror kanë dhënë luftën e fundit dhe kanë fituar. Ndjenja e saktificës., guximit, autonomisë, lirisë së mendimit dhe përgjegjësisë u forcuan, burokratia u dobësua, frika e abuzimit të lirisë u pakësua, gjëmimet dhe provat ushtuan, u shumuan të gjitha mundësitë të zhvillimit të fuqive natyrale dhe njerëzore dhe virtyteve shoqërore. Jeta fitoi burime të reja dhe njeriu I së ardhmes hyri në udhën e lindjes së tij… Ta them edhe një herë, o shokë, çdo gjë që të bësh, ta bësh vetë. Çdo gjë që të kërkosh, ta gjesh vetë brenda vetës tënd. Mos u habit, mos u shpërndajë. Bashko të gjitha fuqitë e tua, qëndro radhët e tua, ndjeu dorën shokëve të tu, qëndro nën flamurin e brezit tënd. Ki mendjen të mos e pësosh siç e ke pësuar dikur!

Please follow and like us: