Albspirit

Media/News/Publishing

Mitropoliti i Janinës: Ja pse e fala Andi Lilën

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ishte kthyer në një nga emrat më të diskutuar të dy ditëve të fundit për shkak të një skandali, ku ai dukej në një video së bashku me Hoxhë Ahmend Kalanë dhe shokun e skuadrës Armando Sadikun, ku talleshin me priftërinjtë e Janinës. Lila tregonte raste nga takimet që priftërinjtë bënin te skuadra e Pas Janinës, duke u tallur me ta.

Por, dje Lila ka pasur një takim me Mitropolitin e Janinës, ku i penduar ka kërkuar edhe falje. Vetë Mitropoliti i Janinës, Papajanis pas takimit është shprehur: “Është shumë mirë kur ke kurajën dhe forcën për të ardhur këtu dhe shprehur pendesën, duke kërkuar falje. Me erdhi mirë që ju më rrëfyet gabimin tuaj. Ne jemi fqinj me shqiptarët dhe kemi një rrugë të gjatë të përbashkët, pas dëmtuar njëri-tjetrin në çështjet e besimit dhe më gjerë. Lila duhet të jetë një shembull pasi ka shumë ortodoks që ndikojnë në çështjet e besimit”, ishin fjalët e Maksimo Papajanis.

Ndërkohë lojtari i ka çuar si dhuratë peshkopit një shihe vere të veçantë dhe ka marrë nga ai në formë dhurate dy libra.

Please follow and like us: