Albspirit

Media/News/Publishing

Analistët: Presidenti Trump duhet të ndryshojë strategjinë

Mbështetja e publikut për Presidentin Donald Trump, ra përsëri këtë javë, vetëm 10 javë pas fillimit të presidencës së tij. Sipas organizatës së sondazheve Gallup, mbështetja për zotin Trump është vetëm 35 për qind, shumë e ulët për një president në këtë pikë të hershme të mandatit. Zoti Trump po përpiqet të forcojë pozitat pas përpjekjes së dështuar për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor. Disa ekspertë mendojnë se presidentit mund t’i duhet të ripërtërijë politikën e tij. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone njofton nga Uashingtoni.

Kur ka nevojë për një entuziazëm të ri, Donald Trumpi i rikthehet stilit të fushatës, siç bëri së fundmi në një tubim në Louisville, Kentucky.

“Këto interesa të rrënjosura thellë do të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur sistemin jofunksional. Por do të dështojnë dhe ne do të fitojmë sepse ne luftojmë për trashëgiminë madhështore amerikane”.

Presidenti Trump por përpiqet të konsolidojë pozitat pas përpjekjes për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin për reformën e shëndetësisë, që dështoi për shkak të ndasive republikane.

Megjithëse në fillim të mandatit, mund të jetë koha për një ripërtëritje politike dhe strategjie, thotë analisti William Galston.

“Ka pësuar një humbje të konsiderueshme. Ky duhet të jetë një shans për reflektim, dhe ndoshta riorientim të presidencës së tij, pa diskutim një ndryshim strategjie dhe taktikash, ose mbase dhe drejtimin bazë”.

Kritikët sugjerojnë gjithashtu që zoti Trump duhet të jetë më presidencial dhe të heqë dorë nga postimet në Twitter, përfshirë ish-rivalin Jeb Bush.

“Ai nuk e ka bërë kalimin tek sjellja si president, siç janë mësuar njerëzit dhe mendoj se ky është problemi”.

Demokratët e opozitës janë inkurajuar nga dështimi i zotit Trump me ligjin për kujdesin shëndetësor, përfshirë ish-kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

“Kur ai ligj katastrofik dështoi, ishte një fitore për të gjithë amerikanët!”

Debati për kujdesin shëndetësor tregoi kufizimet e aftësisë së zotit Trump për të bërë për vete anëtarët kon

servatorë të partisë së tij, thotë strategjisti republikan John Feehery.

“Mendoj se ai duhet ta kuptojë si çfarë fuqie ka ashtu edhe ku është i pafuqishëm. Ai nuk është diktator, nuk është mbret. Udhëheqësit e kongresit nuk mund t’i binden atij me sy mbyllur. Ata duan argumente”.

Presidentëve që kanë pasur sukses legjislativ, u është dashur fillimisht të përballen me sfida, përfshirë Franklin Roosevelt, John Kennedy, Ronald Reagan dhe Barack Obama.

Tani vëmendja është tek Donald Trumpi dhe nëse ai mund të mësojë nga gabimet e tij, thotë Galston.

“Nuk shtrohet pyetja nëse presidentët e sapozgjedhur janë krejtësisht të përgatitur për postin, sepse shumica e tyre nuk janë. Çështja është a mund të mësojnë nga gabimet dhe të marrin kthesat e nevojshme”.

Analistët thonë se si shumë nga paraardhësit e tij, Preisdenti Trump ende është në fazën e kalimit nga kandidat në komandant të përgjithshëm.

Please follow and like us: