Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli administrativ rrëzon vendimin e Faktit/ I jep guvernatorit Adrian Fullani 42.2 milion lekë

Pasi me parë ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë (BSH), Adrian Fullani, gjykatat penale e nxorrën të pafajshëm, duke mos e shpallur përgjegjës as për grabitjen spektakolare të shumës prej më shumë së 700 milionë lekë të Thesarit të BSH dhe as për tenderin e hotel “Dajtit”, një tjetër gjykatë e shpall atë “person grata”. Kjo është Gjykata e Apelit Administrative e Tiranës (GJAAT) e cila, pasi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Administrative të Faktit, i ka dhenë Fullanit të drejtën për të marrë dëmshpërblim plotë 42.2 milion lekë.

Vendimi është dhenë në Mars 2017, nga një treshe gjykatësish të kryesuar nga Kastriot Selita, të cilët pas relatimit të çështjes vendosën ta rrëzojnë Faktin dhe ti akordojnë, si dëmshpërblim, të “varfërit” ish Guvernatorit të shquar si hamës, shuëmn e mësipërme për plotë pesëdhjetë e gjashtë paga.

“Shuma e dëmshpërblimit nuk përmbledh dëmin pasuror prej 15 milion lekë, por është pjesë dëmshpërblimi për paligjshmërinë absolute të shkarkimit të tij nga detyra prej Këshillit të Bankës dhe Parlamentit”, pohuan burime konfidenciale të CityNeës pranë Gjykatës së Apelit Administrativ. Duke sqaruar se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për akordimin e dëmshpërblimit i referohet periudhës kohore 18 Shtator 2014, data kur Fullani u shkarkuar, deri në 18 Nëndor 2018 kur Fullanit i përfundonte mandate ligjor i Guvernatorit.

Vendimi dëmshpërblyes i Apelit Administrativ e thellon më tej pafajësin e ish Guvernatorit nën drejtimin e të cilit BSH humbi jo pak por 713 milion lekë, dhe u vlerësua si skandali më i madh bankar shqiptar përgjatë gjithë historisë moderne të Shqipërisë.

Por Adrian Fullani bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Adriana Fullani, që muaj më parë i dha pafajësi Fullanit mashkull, është konfirmuar i pafajë edhe për operacionin financiar të tendrimit të ish hotel “Dajtit”  ku u luajt me 30 milion euro të nxjerra nga buxheti I taksapaguesve, për një objekt që kurrë nuk u vu në eficensë për leverdi i BSH.

Please follow and like us: