Albspirit

Media/News/Publishing

Asambleja e PS/ Rama: Koalicioni me LSI më i pëlqyeshmi, i takon asaj të vendosë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS tha se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.

Në lidhje me koalicionin me LSI, Rama tha se nuk e diskuton që ky koalicion është më i pëlqyeshmi, ndërsa i takon LSI të vendosë për 4 vitet e ardhshme.

Çdo aleat duhet të jetë krenar që del në koalicion me ne”.

Kjo ishte ftesa e hapur që Edi Rama i bëri sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, partnerit në koalicionin qeverisës, Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 18 Qershor.

Kryeministri tha se kjo datë është e padiskutueshme duke i prerë cdo sinjal PD-së për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve.

Rama: Zgjedhësit shqiptar në 18 qershor do të marrin një vendim me pasoja afatgjatë. Ata do të vendosin nëse do të bëjnë shtet apo do të lëngojnë në batakun e drejtësisë?! Kemi marrë reforma që në 25 vjet askush nuk e mori mundimin. E kemi bërë falë një aleancë që ka pasur mbi 84 vota. Këto janë më të rëndësishme sesa dallimet. Vizioni dhe interesi strategjik i PS në këtë moment kyç imponon thellimin për të fuqizuar shtetin, për ta bërë Shqipërinë Europiane realitet, ne as e kemi diskuaruat dhe as e diskutojmë deri në castin e fundit koalicionin e fundit ku jemi.

Partnetit me LSI ka e përjetojnë si martesë të ezauarua, bashkejtëse raskapitëse, pakt politike. Arsyet janë nga më të ndryshmet, herë të drejta dhe herë të padrejta.

E quajnë një marrëveshje për pushtet e dhe ngjyrosin sipas portalit. Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet më gjërat që nuk shkojnë, as me sasinë e helmit, por matet me sa shumë reforma kemi kaluar sëbashku për të bërë shtet. Matet me faktin se nga fillimi i kësaj qeverisje dhe deri tani figurojnë 210 mijë njerëz në punë, jo në sektorin bujqësor dhe nuk matet sa ministra të LSI mungojnë në Parlament.

Matet me volumin e punës që kemi bërë sëbashku në qeveri në çeljen e dritës jeshile në parlamentin në rrugën tonë për të bërë shtet dhe nuk matet me llafet dhe thashethemet të kooridoreve

Shqipëria që ne kemi në zemër as nuk lidhet dhe as nuk varet nga humoret, por varet vetëm me përmasën e dashurisë dhe pasionin për atdheun e fëmijëve tanë.

Nuk ka asnjë diskutim vlera e partnetit me LSI, ne jemi PS, partia me aftësinë më të madhe programore, partia me historinë më të lavdërueshme në përpjekjen për të bërë shtetet.

Të gjitha këto shkojnë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit.

Pavarësisht se ne do të shkojmë në këto zgjedhje më të vendosor për të marrë cdo votë të mundshme të PS

Duke qenë se pala jonë është e qartë, i takon LSI për pozicionin e saj për 4 vitet e ardhmshme.

Please follow and like us: