Albspirit

Media/News/Publishing

Xheni “e pamundur” për të, Damiano pyet Benardin: Pse nuk e ke puthur?

Gjatë natës, Damiano i shprehu Xhenit pëlqimin që kishte për të, por Xheni e testoi gjatë ditës dhe në lojën me shishe.

Ajo e pyeti se cila ishte vajza që i interesonte më shumë në shtëpi.

“Për lojë, për të gjitha, e di që deri dje kisha një mendim tjetër, por fatkeqësisht është e pamundur, por më vjen mirë të them që është Dona”, i përgjigjet ai.

Me këtë përgjigje Damiano e sheh të pamundur lidhjen me Xhenin, ndërsa shfrytëzon rastin për t’i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Benardit.

“Pse nuk e ke puthur akoma vajzën?”, e pyet ai Benardin në lidhje me Xhenin.

“Pse s’e kam bërë akoma? Nuk e di, por mendoj se jam ai tipi që i marr gjërat shtruar”, përgjigjet ai.

Please follow and like us: