Albspirit

Media/News/Publishing

Poeti Lulzim Tafa botohet në revistën ‘The World Poets Quarterly’

Revista prestigjioze “The World Poets Quarterly”, ndër më të njohurat në botë në fushën e Letërsisë ka botuar një cikel me poezi të poetit të mirënjohur nga Kosova Lulzim Tafa Revista që botohet në anglisht dhe kinezisht është revistë e njohur ndërkombëtare, e cila boton poetë të njohur nga gjithë bota, ndërsa në numrin e fundit ka botuar edhe poetin nga Kosova Lulzim Tafa, madje tek rubrika speciale  ku rekomandohen për lexim poetët më të mirë. Në rubriken që revista e titullon si “Special Recommendations” janë përfshirë poetët Bogumila Janicka nga Polonia, Hedi Bourani nga Kanadaja, Lulzim Tafa nga Kosova dhe Rifkah Goldberg nga Izraeli. Ky botim është një paraqitje me rëndësi e poetit Lulzim Tafa i cili është njëri ndër poetët më të njohur të letërisë shqipe në botë, poezitë e të cilit janë përkthyer e botuar në shumë gjuhë të botës.
Please follow and like us: