Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha-Ramës: Hiq kushtet, mos u sill si i sëmurë psiqik

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Ramës se zgjedhjet mbahen më 18 Qershor dhe se qeveria legjitime po zbaton Kushtetutën. Berisha i kërkon Ramës të refkektojë mbi kërkesat e Bashës dhe Metës.

Statusi i plotë i Berishës

Rama si një personazh i Remarkut!

Të dashur miq, ndaj kërkesës se kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor si mburojë kushtet. Per Edvinin, libri themelor i shtetit nje here quhet Kushtetute e heren tjeter prostitute!

Keshtu, ne vitin 2007 kur ai kerkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetem per çertifikaten e gjendjes civile per zgjedhesin, e cila ne Tirane dhe 70% te vendit leshohej nga bashkite socialiste, ajo nuk ishte Kushtetute por ishte thjesht prostitute!

Kurse tani qe Rama ka mbushur vendin me droge, banda, krim dhe qe opozita kerkon qeveri teknike dhe shtyrje te zgjedhjeve per te patur zgjedhje te lira, Rama mbron karrigen e tij duke thene se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur Kushtetuta lejon mbushjen e vendit me droge dhe krim, te lidhur direkt me Edvinin.

Kesaj i thone: karrigia e para! Ne veprat e Remarkut eshte nje personazh ne nje spital psiqiatrik, i cili per shkak te semundjes ne varesi nga hena nderronte emrin kur i shkonte e dashura per vizite, njehere e priste si Albert e heren tjeter si Robert!

Me kete rast i bej thirrje Edi Rames te heqe çdo kusht dhe t’iu pergjigjet thirrjeve te opozites por edhe te aleatit ne qeverisje te tij, mos te bllokoje por te nise menjehere dhe pa kushte dialogun per zgjidhjen e krizes se rende te vendit!

Please follow and like us: