Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetja e PS, Shamku: Qeveri besimi? S’votoj për një qeveri që çon në esfel votuesit

Një tjetër deputet socialist ka reaguar pas kërkesës së Ilir Metës, për krijimin e një qeverie teknike. Pas Namik Koplikut dhe Erjon Braçes, edhe Ledi Shamku ka dalë kundër propozimit të Metës.

“Qeveri besimi?

Im gjysh ma ka lexu shumë herët dhelprën dhe Maçokun e Pinokut.

Nuk votoj asnjë qeveri besimi që çon në esfel besimin e atyre që më besuan votën.

I vetmi besim (tokësor) që ndjek me dëshirë është artisti Besim Zekthi me vallen e Shqipeve”, shkruan Shamku.