Edi Rama mbledh në Kryeministri të besuarit e tij
Një ditë pas deklaratës së Ilir Metës se duhet një qeveri besimi për të dalë nga kriza politike kanë nisur lëvizjet në Kryeministri.
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama është takuar (sipas axhendës) me zyrtarin amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadorin Donald Lu dhe fill pas tyre në selinë e qeverisë kanë mbërritur eksponentë të PS-së.
Siç shihet edhe në foto në Kryeministri janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj.