Albspirit

Media/News/Publishing

Erjon Brace kundër Ilir Metës: Nuk ndaj pushtet me askënd

Pak minuta para Kryeministrit ka reaguar edhe deputeti i PS, Erjon Brace i cili deklaron se nuk do të ndajë pushtet me PD në cilëndo formë.

Deklarata e Braçes:

Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen!

As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre!

Nje vote kam ne Kuvend;

E kam prej atyre njerezve te shumte,

qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te,

per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste.

Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te.

Une nuk kam besim tek Partia Demokratike!

Zero!

Nuk kam patur kurre!

Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie,

ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit!

Besimi tek vrases me pushtet,

kryeminister e minister per te vrare,

nuk mund te jete besimi im!

Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve,

me vote ne tavoline!

Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma!

Kete nuk mund te ma kerkoje kush!

Ne cilendo forme,

perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit!

Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une.

As ne partine time e as ne koalicion.

Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull:

Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!!

Njerez jini vigjilent!

Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare.

NUK KA ZGJEDHJE PA DREJTESI!

GARANTI I ZGJEDHJEVE ESHTE DREJTESIA!

ASNJE POLITIKAN, DREJTESIA!

Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi.

Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend.

Ky pushtet nuk u rrezua kurre,

pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive.

Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime,

ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames,

mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos!

Une per kete e kam nje vote!!

Please follow and like us: