Albspirit

Media/News/Publishing

Flet deputetja Gjylameti: Nuk pranojmë qeveri teknike!

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24 tha se qëndrimi i PS në lidhje me kërkesën e opozitës për qeveri teknike do të mbetej i pandryshueshëm.

Gjylameti gjithashtu tha se socialistët kanë më shumë pika të përbashkëta për të vazhduar koalicionin me LSI-në se sa për t’u ndarë, pasi sipas saj reformat ishin ndërmarrë bashkë.

Është i pandryshuar pozicioni i PS për qeverinë teknike?
Po, është i pandryshueshëm. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën e vendit. Nëse duhen zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të kishin propozime por nuk kanë bërë asnjë. Nuk kemi pasur një kopje të draftit të propozimeve. Draftet tona i disponojnë të dyja partitë. Të gjitha propozimet që kemi bërë janë pranuar, ndërsa PD nuk ka bërë gjë tjetër veçe ka bllokuar bulevardin

Gatishmëria e Metës për të dorëzuar mandatet
Deklarata e Metës duhet lexuar siç u dha në të vërtetë. Nuk tha që do dal nga koalicioni. Jam e bindur që do jemi në koalicion me LSI-në dhe partitë e tjera. Sot kemi detyrë ndaj shqiptarëve të vahzdojmë punën tonë. Ne nuk do zhgënjejmë vullnetin e shumicës për tekat e pakicës në çadër. Kemi parë në 2011 se si u vodhën votat në tryezën e KQZ-së, se si ndryshoi rezultati, kemi 4 të vrarë në 2011, dhe PS përsëri hyri në zgjedhje. Edhe në 2013 ka pasur dhunë ndaj votuesve të lirë. Ne kemi besimin e shqiptarëve dhe nuk kemi zhgënjyer në asnjë moment. Nuk ka në historikun e PS, asnjë të vrarë, dhe nuk do ketë dëmtim të procesit zgjedhor. Të gjithë shqiptarët do ndihen të lirë në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi në rrugën e reformave. Nuk kemi krizë politike. Kemi ndërmarrë reforma në këto 4 vite aq sa s’janë marrë në 25 vite. LSI ka qenë bashkë me ne në të gjitha këto reforma, dhe mendoj se sërish do jemi bashkë. Kemi rritje ekonomike që tejkaloi dhe pritshmëritë e FMN-së. Kemi gjetur përballë një opozitë që akuzon pa argumenta konkrete. Kemi më shumë pika të përbashkëta për të vazhduar me LSI-në se sa të ndahemi

Please follow and like us: